Angelina Jolie në anën e Yazidëve në Irak

03 shkurt 2023 | 13:16

Angelina Jolie së bashku me aktivisten për të drejtat e njeriut Nadia Mourad vizituan rajonin Sinjar të Irakut verior dhe folën me të mbijetuarit e gjenocidit të vitit 2014 nga Shteti Islamik (ISIS), sipas People.

“Jam e nderuar që po kthehem në Irak, këtë herë për të mbështetur punën e shoqes sime Nadia Mourad dhe jazidëve të tjerë vendas që po rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre pas tmerreve që përjetuan”, tha Jolie përmes Iniciativës së Nadias.

“Kam parë progresin që kanë bërë, por edhe nevojën për angazhim afatgjatë ndërkombëtar në mbështetje të punës dhe udhëheqjes së tyre. Të mbijetuarit jezidi vazhdojnë të luftojnë me traumën, pasigurinë, zhvendosjen dhe përparimin e ngadaltë në reparacionet. Takova familje që janë ende në kërkim të përgjigjeve për të dashurit e tyre të humbur dhe të tjerë që ende nuk kanë mbështetje për të përmbushur nevojat e tyre themelore. Vendasit këtu punojnë për të mbajtur veten. Ata meritojnë respekt dhe mbështetje”, ka vazhduar ajo.

Në një deklaratë, laureatja e çmimit Nobel për Paqe, Irene Mourad e quajti punën e Jolie “përfundimtare në rritjen e ndërgjegjësimit dhe plotësimin e nevojave të grave, fëmijëve dhe refugjatëve në mbarë botën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë u zhvillua xhiroja e tetë në Ligën Unike…