Ndongbwo, MVP e javës me 20 pikë e 20 kërcime

03 shkurt 2023 | 12:59

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e tetë në Ligën Unike të femrave. Basketbollistja më e dalluar ishte Liliane Ndongbwo e Flamurtarit me dyshifror të dyfishtë prej 20 pikësh e 20 kërcime, ndërsa ndaj Tiranës kishte edhe tri asistime. Kjo është hera e parë për të që shpallet MVP e javës në Ligën Unike.

Ndërkohë, ajo u ndihmua nga MVP e mëhershme, Sophia Jacobson me 21 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Bashkimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Penzës, ku më e mira edhe kësaj radhe ishte Khadija Brown me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. Prishtina mundi Partizanin në udhëtim, ku u dalluan Besjana Martinaj me 20 pikë, një kërcim, tri asistime, si dhe Sarah Mgbeike me 16 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.

Top pesëshja

Liliane Ndongbwo (Flamurtari) 20 pikë, 20 kërcime, 3 asistime
Sophia Jacobson (Flamurtari) 21 pikë, 9 kërcime, 5 asistime
Khadija Brown (Bashkimi) 24 pikë, 6 kërcime, 3 asistime
Besjana Martinaj (Prishtina) 20 pikë, 1 kërcim, 3 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 16 pikë, 13 kërcime, 1 asistim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në…