Osmani, kryediplomates islandeze: Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson KE-ja

03 shkurt 2023 | 12:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Islandë, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thordis Kolbrun Reykfjord Gylfadottir.

Në takim me ministren islandeze është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.

Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe kontakteve përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës (KE), duke ritheksuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Ajo ka përmendur rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e Kosovës avancimi tutje i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës (KE).

Ndër të tjera, presidentja Osmani dhe kryediplomatja islandeze kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratik, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike të Kosovës, duke përmendur hapat e ndërmarra për përafrim me BE-në dhe NATO-n, si dëshmi e vendosmërisë së palëkundur të popullit të Kosovës për këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë…