Anita Haradinaj për ajrin e ndotur: Le ta provojnë kaosin edhe qeveritarët

31 janar 2018 | 22:08

Anita Muçaj – Haradinaj, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur me një ide të re në lidhje me gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Në një reagim të saj në “Instagram”, ndërsa jep dhe doza kritike ndaj vendimit të fundit për ndalimin e qarkullimit të veturave në Prishtinë ajo potencon se një aksion i tillë nuk është zgjidhje e problemit.

Për më shumë ja statusi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Une konsideroj qe perderisa qeveria, institucionet, ministresha, shefat e komunes shkojne me automjete ne pune ata kurre nuk kane me marr tundimin dhe me gjet zgjidhje per te ndihmuar ne ceshtjet e nje mjedisi me te paster e ne te njejten kohe ne qytetaret do te paguajm cmimin me eksperimente “emergjente” per te gjetur zgjidhjen e shumekerkuar! Pra me cdo variant qytetaret po paguajne! Idea ime eshte qe si do te ishte sikur nje dite te vetme institucionalistat te privohen nga e drejta e levizjes se lire dhe ata te provojne kaosin, problemet e ecurise se punes rutinore dhe ndoshta kur vet ta vuajne edhe do te gjejne nje zgjidhje me shpejt!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova do…