ANP “Adem Jashari” thyen rekord me numrin e pasagjerëve

23 prill 15:59

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ishte më i ngarkuari me pasagjerë në mesin e aeroporteve të shteteve të ish Jugosllavisë gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, duke arritur shifër rekorde.

Në mars shifrat u rritën 23.3% në krahasim me vitin 2020. Aeroporti pati 330.787 pasagjerë gjatë periudhës janar – mars, krahasuar me rreth 283.000 në Aeroportin e Beogradit i cili pozicionohet në vendin e dytë dhe në vendin e tretë renditet aeroporti i Shkupit me 148.991 udhëtarët gjatë kësaj periudhe.
Këto të dhëna u publikuan në uebfaqen www.exyuaviation.com, që merret dhe trajton tema që kanë të bëjnë me aviacionin.
Këtu e gjeni linkun

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2021 nuk ka nisur ashtu si duhet për pilotin…