Antetokounmpo: Pas pensionimit dua të shkoj në një vend që nuk me njeh askush

10 tetor 2022 | 14:43

Në moshën 28-vjeçare, me një titull kampion në NBA, basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo ka ende shumë për t’i dhënë këtij sporti. Gjithsesi, në prag të sezonit të ri, ai shprehet për të ardhmen.

“Kur të tërhiqem nga ky sport, dua të zhdukem. Dua të shkoj në një vend ku nuk më njeh askush”, ka deklaruar shtatlarti i ekipit të Milëaukee Bucks.

“Dua të bëj njësoj si Tim Duncan. A e di njeri se ku djallin ka shkuar Tim Duncan?”, ka thënë Antetokounmpo, që nuk ka ndërmend të qëndrojë gjithnjë në qendër të vëmendjes së këtij sporti, siç bëjnë mjaft yje të NBA-së.

“Mendoj gjithnjë për Magic Johnson, që janë të njohur në gjithë botën dhe janë ende edhe sot aktivë. Ata gjithnjë kanë njerëz që i ndjekin nga pas, por unë nuk mund të veproj njësoj si ata. Shpresoj që të më harrojnë të gjithë pasi të tërhiqem nga sporti”, ka deklaruar Antetokounmpo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  ka…