Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit

04 prill 2020 | 08:48

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka trajtuar 168 raste për konflikt të interesit dhe ka bërë një numër të madh të kallëzimeve penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe në fushën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, tha për Ekonomia Online  se puna e Agjencisë është e varur prej prokurorisë dhe policisë. “Agjencia ka bërë një numër të madh të kallëzimeve penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe në fushën e keqpërdorimit të pozitës. Agjencia ka trajtuar 168 raste në aspektin e konflikt të interesit. Puna e Agjencisë është e varur prej prokurorisë dhe policisë. Raportet ekzistojnë të mira dhe kemi takime të rregullta. Një numër të madh të rasteve i kemi dërguar në prokurori. Në shumicën e rasteve kemi informatën kthyese se prokuroritë përkatëse kanë ngritur aktakuza dhe jemi në fazën e pritjes së rezultateve finale të formës së prerë”, u shpreh Havolli.

Ai ka treguar se kanë filluar edhe hartimin e ligjeve mbi Agjencinë dhe deklarimin e prejardhjes së pasurisë për ta luftuar korrupsionin. “Agjencia bën hetime administrative. Ka hyrë në fuqi Ligji i ri për konflikt interesi dhe ai i sinjalizimit. Tani jemi në fazën e hartimit të ligjit mbi agjencinë dhe deklarimin e pasurisë. Do të shohim se cili do të jetë roli i Agjencisë në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit”, ka treguar Havolli.

Ai ka shtuar njoftoi se kanë filluar përgatitjet për hartimin e strategjisë nacionale antikorrupsion për vitet 2020-2025. “Kanë filluar përgatitjet për hartimin e strategjisë nacionale antikorrupsion, pasi që Kosova nuk ka as strategji për shkak të problemeve politike, e cila do të jetë 2020-2025”, ka deklaruar Havolli.

Gjatë vitit 2019 AKK-ja ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 385 raste, prej të cilave 102 janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2019 janë pranuar edhe 283 raste. Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 35. Gjatë vitit raportues Agjencia ka trajtuar gjithsej 141 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shkarkuar…