Anulohet vizita e Dushko Markoviqit

06 shkurt 2018 | 10:44

Vizita e kryeministrit te Malit te Zi, Dushko Markoviq, e paraparë për sot në Kosovë është anuluar.

Markoviqi pritej që të arrinte në aeroportin “Adem Jashari” në orën 08:00, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike fluturimi i tij ishte vonuar.

Lajmin për anulimin e kësaj vizite e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. “Për kohën dhe vizitën, mbetet të ketë një koordinim të ri ndërmjet qeverive përkatëse”, ka thënë Gashi për “Radion Evropa e Lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë përplasur…