Apel ndihme për gjithë familjet në nevojë në këtë periudhë

07 prill 2020 | 21:03

-KUR NA THËRRET JETA E BASHKËATDHETARËVE

Përshëndetje të përzemërta për juve shumë të nderuar familjarë, miq e dashamirë kudo që jetoni e veproni. Qofshit brenda atdheut amë, apo jashtë në diasporë.

Uroj nga zemra që këto ditë, javë apo ndoshta edhe muaj të kësaj fillimpranvere të zymtë dhe të brishtë t’i kaloni sa më me sukses e me shëndet në luftë kundër një armiku global të rrezikshëm e të padukshëm. Është një kriminel si ciklop i pangopshëm që merr dhjetra mijëra jetë njërëzish. Është akoma i pangopur dhe aktiv në kërkim të gjahut human njerëzor. Arma e vetme për t’jukundërvënë, kësaj kulçedre ugurzezë është adresa “Rri n`shpi”.
Për momentin dhe të vetmen armë që kemi është izolimi në shtëpi. Të dilet vetëm në raste urgjente me nevojë të domosdoshme për konsum.

Ashtu si e kemi këte pranverë të zymtë, edhe më të zymta i kemi organet tona shtetërore. Kemi në krye udhëheqës të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm. Kjo klasë politike na ka prishur rrugën e shpresës. Këta persona të papërgjëgjshëm janë duke vrarë endërrat tona, amanetet e dëshmorëve. Kur e tërë bota është në luftë me Pandeminë Covid 19, politikanët tanë nuk mendojnë për ne. Votën e morën për të mbrojtur të drejtat e popullit. Paguhen më mirë se të gjithë të tjerët në vend. E tani në këtë luftë me virusin ata janë në fund të betejës kur populli ka nevojë për Unitet Kombëtar, për ndihma qoftë materiale, shëndëtësore apo edhe morale. Politikanët grykësa të subjekteve partiake, janë në luftë mes veti. Për këtë klasë politike s’ka as armik të jashtëm, s’ka as epidemi me virus vrastar. Për këtë klasë mjeranësh ka vetëm armik të brendshëm. E armik janë njëri për tjetrin. Unë nuk dua të zgjatem tek politika, pasi secili me mendje të shëndoshë e di s’mund të presim nga ata.

Pyetja ime është: «A duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, në vetëizolim të gjitha familjet.
Unë them se PO. Dhe s’ka armë tjetër që mund t’i kundërvihet Pandemisë Covid 19.
Bashkë me mbylljet në shtëpi, u mbyllën me mijëra biznese të vogla, e punë të ndryshme private. Ju mbyll mundësia edhe një skamnoritë dalë në treg me karrocën e tij për ta siguruar kafshatën e bukës, për familjarët. Ju mbyll mundësia edhe shitësave të gjërave të imta nëpër lokale e restorante. si fara, cigare, shkrepse e gjëra të ndryshme. Një tregëti që bëhet në vendet ku nevojtarët bëjnë përpjekje për mbijetesë.

Nuk dihet deri kur të gjitha kategoritë e tilla, që dalin nga familje skamnore, do jenë të mbyllur në shtëpitë e tyre. pa arritur ta fitojnë as edhe një qindarkë, për kafshorën e gojës.
Sa e sa familje kemi në varfëri të skajshme që nuk arrijnë ta përballojnë këtë luftë për shkak të gjendjes së tyre. Shpesh të gjithë ne po dëgjojmë këshilla përmes rrjeteve sociale. Po ndihmojnë shumë edhe me arsimin dixhital e televiziv. Po këshillohet edhe çka të konsumohet pemë, perime e shumë gjëra të tjera të nevojshme për shëndetin trupor, që përmbajnë vitamina.
Prapë pyetja ime është: «Si paskan mundësi familjet në varfëri të skajshme t’i blejnë ata artikuj kur nuk i kanë artikujt e domosdoshëm në shtëpitë e tyre e sikan as medikamentët e nevojshme. E qëndrojnë të mbyllur ? Ku të shkojnë me çka të blejnë artikujt e domosdoshëm për ushqim e gjëra higjenike ? Këto familje kanë nevojë për mbështetje matëriale, këto familje duhet ta kenë miellin, apo bukën, vajin, kripën, orizin, patatet, makarona, spageta, fasule dhe çdo gjë që ka nevojë familja detergjente, edhe veshmbathje.
Këto familja në nevojë janë me mijëra në vendin tim dhe tuajin, kudo në trojet Shqiptare.
Andaj unë, biri, vëllai, shoku, miku dhe dashamiri juaj. Ju bëj apel nga zemra të gjithë juve familjarë, miq e dashamirë. kudo që jetoni e veproni në botë apo në Atdhe.

Të solidarizohemi të gjithë me skamnorët, të ndajmë kafshorët nga sofrat tona. Të përmbushim sadopak nevojat e nevojtarëve me ushqim e medikamente, me të holla e me gjithçka kemi mundësi.

Ju bëtohem shumë të nderuar, se asnjërit nga ne nuk do i vlejë as shtëpia, as pasuria, as biznesi e paraja. Kur të dëgjojmë një kerkesë të tillë NDIHMË duhet të mendohemi përata para se të ken rënë këmbanat.
Të mos kujtohemi kur skamja mund t’i ketë marrë dhe vrarë dhjetra skamnorë me barkun e uritur. Të gjithë ata që vdesin nga virusi na dhimbsen edhe mua edhe ju vetë të gjithve. Ndoshta edhe unë edhe shumë nga ju mund të vdesim nga ky armik i padukshëm, por secili nga ne që kemi mundësitë materiale s’do kemi problem urinë. Por mos e dhashtë zoti e vetëm një të vdesë në trojet tona nga uria. Nuk na duhet pastaj as jeta pas epidemisë. Do na dalë kudo përpara figura e nji fëmije apo secilit që mos e dhashtë zoti që do vdeste nga uria.

Andaj shumë të nderuar edhe një herë o sot o kurrë të gjithë kush ka mundësi të punojmë e veprojmë në këtë rrugë!
Ta ndihmojmë vendin tonë!
Të ndihmojmë nevojtarët.
Secili nga ne që kemi mundësi duhet të gjurmojmi ta marrim nga nji apo dy familje dhe të përkujdesemi për to deri në mbarimin e kësaj gjëndje lufte me anmikun Global të rrezikshëm e të pa dukshëm.
Kështu së bashku do e përballojmë dhe kalojmë më shpejt e më lehtë Pandeminë Covid 19.

Uroj ditë të bardha për Atdheun e shumë mbarësi për secilën familje shqiptare.

Me respektin më të madh për juve:
Falënderues e mirënjohës, i juaji, Ajet Shala nga Zvicra

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…