Apel i SBAShK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve 

13 shkurt 11:51

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) u ka bërë apel prindërve dhe nxënësve që në kohë grevash mos të nisen për në shkollë.

SBAShK-u ka kërkuar që të mërkurën, më 14 shkurt nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet.

Kjo grevë do të mbahet për shkak të mosrealizimit të kërkesave të SBAShK-ut nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë. Nëse gjendja nuk ndryshon, atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë”, është thënë në komunikatën e SBASHK-ut.

Komunikata e plotë e SBAShK-ut:

Në kohë grevash nxënësit mos të nisen për në shkollë

Të nderuar prindër dhe nxënës në tërë Kosovën, SBAShK-u ka bërë dhjetëra takime me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në përpjekje që çështjet  dhe marrëveshjet e arritura më herët të realizohen përmes dialogut, por Qeveria nuk reflektoi  dhe ne jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj  dhe apelojmë që të mërkurën, më 14 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë. Nëse gjendja nuk ndryshon, atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt  nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë.

Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë ngase   mësimdhënësit janë në grevë dhe  nxënësit në oborre shkollash, apo pa mësimdhënësit në klasë,  do  të sfidohen nga ndonjë zënkë  a rrezik tjetër.

Prindër të nderuar kudo jeni në tërë Kosovën, kryetar i nderuar i Këshillit  të  Prindërve, z. Bajram  Beqiri , SBAShK-u këto veprime po bën në përpjekje për ta realizuar Qeveria borxhin ndaj punëtorëve të arsimit që me mund e  sakrifica  mbajtën gjallë arsimin shqip duke kundërshtuar  fuqishëm me shkumësa, libra  e me zemër,  tendencën e pushtuesit serb  për zhdukjen e arsimit dhe kulturës shqipe gjatë viteve të okupimit. Prindër dhe nxënës të  nderuar na përkrahini në këtë përpjekje tonën për hir të respektit për mësimdhënësit e asaj kohe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është pritur…