Apolonia ndali Partizanin, fitojnë Tirana dhe Kastrioti

03 mars 2021 | 16:01

Partizani pas tri fitoresh radhazi ndalet në Superiore. Skuadra e Ilir Dajës nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Apolonisë.

Në minutën e 24-t, Haxhiu del mjaft mirë në krahun e majtë, pason në zonë, atje ku Hakaj në tentativë për të larguar topin e dërgoi në rrjetën e tij. Partizani vuajti shumë për të gjetur golin e barazimit, që do të vinte në minutën e 76-të me Cordeiron që devijon një top brenda zonës duke e dërguar në kuadrat.

Tirana pas Vllaznisë mori një tjetër tre pikësh të rëndësishëm në kampionat. Skuadra bardheblu mundi pastër 2-0 Bylisin. Behiratche në minutën e 40-të dhe Ismailgeci në të 75-ën ishin autorët e golave.  Kastrioti fundos Skënderbeun, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në Korçë. Golin e vetëm e realizoi Devid, në minutën e 50-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përsëri ka…