Apostolova: Askush nuk është mbi ligjin

24 janar 2018 | 15:03

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalya Apostolova, derisa ka marrë pjesë në publikimin e “Raportit të thelluar të vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë”, ka thënë se askush nuk është mbi ligjin.

Ajo ka thënë se sundimi efektiv i ligjit është efektiv edhe për shoqërinë. Apostolova ka sugjeruar që të merren parasysh rekomandimet e raportit.

“Kosova ka nevojë për të dhëna të sakta dhe statistika të përditësuara. Ky është një rekomandim që del nga raporti. Unë ju inkurajoj që t’i merrni parasysh këto rekomandime të raportit”, ka thënë Apostolova.

Ajo ka folur edhe për të arriturat e Kosovës për 10 vjet shtet.

“Kosova këtë vit feston 10-vjetorin e Pavarësisë. Natyrisht se janë bërë reforma, por ende ka shumë për t’u bërë në këtë drejtim”, ka thënë Apostolova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Diasporës i Maqedonisë, ai i Shqipërisë dhe ministri…