Takohen ministrat e diasporës

24 janar 2018 | 14:57

Ministri i Diasporës i Maqedonisë, ai i Shqipërisë dhe ministri i Diasporës i Kosovës Edmond Ademi, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Ohër.

Ata kanë vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit është konsideruar një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat kanë përshëndetur vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës ka marrë sot zyrtarisht në Bruksel kryesimin…