Apostolova fton deputetët ta votojnë demarkacionin

21 mars 2018 | 11:04

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo ka vlerësuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën.

“Kjo është marrëveshja ndërkombëtare e parë që Kosova ka nevojë të ratifikojë në mënyrë që të tregohet partner kredibil, njëkohësisht është edhe një nga dy kushtet e fundit për liberalizimin e vizave” ka thënë Apostolova pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë të rëndësishme për ish-yllin e futbollit botëror, Ronaldinho, i…