Në takim u bisedua për gjendjen me Corona Virus COVID-19 dhe masat që ka marrë qeveria në këtë drejtim.

Apostolova ofroi mbështetjen e BE-së dhe tregoi se janë duke bërë përpjekje për të siguruar fonde të cilat do të ndihmonin sistemin shëndetësor të Kosovës për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar me Corona Virus.

Kurti ndërkaq ishte i shoqëruar nga ministri për Integrim Evropian, Blerim Reka dhe zv.ministri, Taulant Kryeziu si dhe këshilltarët politikë, Fëllanza Podrimja dhe Jeton Zulfaj.

Gjatë këtij takimi, bëhet e ditur se Apostolova ritheksoi qëndrimin e zyrës së BE-së se heqja graduale e tarifës me Serbinë është hapi i parë i arsyeshëm.