Apostolova kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike në veri

17 maj 2019 | 12:54

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, nëpërmjet deklaratës për medie ka kërkuar zgjedhje të lira dhe demokratike në veri.

“Zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë”, është thënë në deklaratën e Apostolovës.

Ajo ka thënë se BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor.

“BE-ja thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të misionit vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara. Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, është theksuar më tutje në këtë deklaratë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra angleze Preston North End që bën pjesë në Championship…