“Apple” ul çmimin e telefonit të ri

10 shkurt 2020 | 11:37

Produktet e “Apple” në përgjithësi nuk janë të lira, ku modele më të përballueshme si “iPhone XR” dhe “iPhone 11” nuk janë saktësisht ato që shumë do t’i konsideronin të lira.

Sidoqoftë, “iPhone SE 2” i ardhshëm i “Apple” (i referuar edhe si iPhone 9) mund të futet vërtet në kategorinë e telefonave të lirë.

Kjo është sipas një raporti nga “Fast Company” i cili pretendon se modeli i ardhshëm i përfolur mund të jetë me çmim prej 399 dollarë.

Ndërsa është ende pak më e shtrenjtë se shumë modele buxhetore, konsiderohet të jetë e lirë për standardet e “Apple”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët kanë përgëzuar realizimin e fluturimit të kompanisë britanike, “British…