Aprovohet Ligji për Administrimin e Procedurave Tatimore

17 janar 2024 | 15:25

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se me datën 12 janar 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Ky Ligj hyn në fuqi dhe fillon të zbatohet pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit, që do të thotë hyn në fuqi dhe fillon të zbatohet nga data 28 janar 2024.

Ky Ligj rregullon procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Kosovës që janë në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe parimet e organizimit dhe të funksionimit të ATK-së.

Dispozitat e këtij Ligji janë të obligueshme për të gjithë personat që i nënshtrohen fushëveprimit të këtij Ligji, për Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera të përcaktuara me këtë ligj.

Me qëllim që të informoheni sa më shpejt dhe më lehtë me ndryshimet e procedurave për administrimin e detyrimeve tatimore, ATK-ja ka publikuar në uebfaqen e saj një material informues duke i përmbledhur të gjitha ndryshimet ligjore të përcaktuara me Ligjin e ri.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylie Jenner nuk di të jetë e zakonshme, ajo vazhdon…