Aprovohet projekti “Zhvendosja e gypave të azbestit” për KRU “Gjakova”

08 gusht 2018 | 16:05

Pas zotimit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për ta shtyrë përpara çështjen për trajtimin e gypave të azbestit në Ujësjellësin Rajonal “Gjakova” sh.a., është aprovuar projekti konkret “Zhvendosja e gypave të azbestit.

“Ky projekt është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Investimeve i mbajtur më datë 13.07.2018 për financim përmes programit Soft Loan – huamarrje e butë me autoritetet hungareze konkretisht lloji i financimit në kuadër të marrëveshjes huamarrje shtetërore sipas Ligjit për Borxhin publik”, është thënë në komunikatën e MZhE-së.

Sipas kësaj komunikate, për më tepër Qeveria e Kosovës ka të rregulluar me autoritetet hungareze bashkëpunimin financiar përmes Ligjit Nr. 05/L – 153 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë hungareze për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar e nënshkruar në dhjetor të vitit 2016.

“Kjo marrëveshje parasheh hapa konkret të implementimit ku nuk do të mungojë mbështetja e ministrit Valdrin Lluka edhe me tutje”, është theksuar në komunikatën e MZhE-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona, kurse shtatë të…