AQH-ja zvicerane vazhdon ta mbështes shëndetësinë e Malishevës

04 shkurt 2020 | 15:11

Organizata zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH), do të vazhdojë ta mbështes shëndetësinë në Malishevë edhe në katër vitet e ardhshme. Kjo është bërë me dije të martën gjatë një takimit të udhëheqësit të AQH-së në Kosovë, Nicu Fota, me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha, drejtorin e Shëndetësisë, Liridon Hoti, dhe drejtorin e QKMF-së, Nuhi Morina.

Në këtë takim, Fota ka thënë se AQH-ja do të vazhdojë të mbështes shëndetësinë në Malishevë, në kuadër të projektit të tyre për mbështetje në sektorin e shëndetësisë në disa nga Komunat e Kosovës.

“Do të vazhdohet edhe me fazën e dytë të këtij projekti, sepse faza e parë e projektit ka shkuar shumë mirë dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm me komunën dhe QKMF-në”, ka thënë Fota.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar përfaqësuesin e AQH-së për realizimin e projektit gjatë katër viteve të kaluara, si dhe për vazhdimin e projektit në fjalë.

“Ne kemi nevojë për përkrahje në shëndetësi, dhe ju falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme”, ka thënë Begaj.  Projekti i AQH-së, është i orientuar në tri pika, duke filluar me ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore, pastaj fuqizimin e dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat në marrjen e shërbimeve shëndetësore, dhe mbështetja e ngritjes profesionale.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, zyrtarisht ka pranuar…