Arabia Saudite planifikon të investojë 300 milionë dollarë në Shqipëri

28 korrik 2022 | 15:11

Arabia Saudite ka bërë me dije se është duke eksploruar mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë.

Në një postim në “Twitter”, Ministria e Jashtme të Arabisë Saudite është bërë me dije se kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Athinë, të mërkurën.

Sipas njoftimit, palët kanë diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në takim është diskutuar edhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik në mes të dy shteteve dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

“Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i investimeve publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”, ka njoftuar ministria arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgarët do të votojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare për…