Arbana Osmani zbulon si e mësoi gjininë e fëmijës së tretë

21 prill 2022 | 13:33

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale. Së fundmi, ajo ka zbuluar se si e ka mësuar gjininë e foshnjës që po pret.

Përmes një pyetësori të zhvilluar në rrjetin social “Instagram”, një prej pyetjeve ishte nëse “Do të ketë plasje tullumbaci si Sara”.

Moderatorja tha se ka qenë me pushime kur zbuloi gjininë e bebit.

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Diellin në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”, tha ajo.

Kujtojmë që moderatorja përflitet se do të bëhet nënë e një vajze. Arbana zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në natën finale të Big Brother VIP. Sa i përket televizionit, ajo tha se nuk do të rikthehet në ekran nga vjeshta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila,…