Seanca e radhës më 28 prill, Kusari-Lila jep formulën për krijimin e Komisionit Hetimor

21 prill 2022 | 13:25

Shefja e grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 28 prill.

Në një adresim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka treguar se si mund të formohet Komisioni Hetimor për çështjen e energjisë.

“Seanca e radhës është më 28 prill.  Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt”.

“Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet nga njëri grup parlamentar i opozitës”, ka thënë ajo.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erik ten Hag do të jetë trajneri i Manchester United…