Arbana zbulon detaje nga finalja dhe jep një lajm jo të mirë

19 prill 2023 | 14:04

Më 6 maj do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Në këtë natë speciale janë premtuar shumë surpriza megjithatë detaje ka zbuluar edhe Arbana mbrëmjen e të martës në prime.

Para se të mbyllte spektaklin, Arbana tregoi se kanë mbetur edhe 3 takime prime. Luizi e kundërshtoi dhe duke bërë llogaritë i tha se janë edhe 4 takime e më pas finalja. Mirëpo Arbana zbuloi se në fakt pas 3 takimesh, një të martë para finales nuk do të ketë spektakël dhe atë ditë do të transmetohet Fan Club.

Arbana zbuloi gjithashtu se në finale do të shkojnë 4 banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të…