Ardian Gjini nga tubimi përmbyllës në Pejë: Asnjë parti nuk ka listë më impresive kandidatësh se Aleanca

05 qershor 2026 | 21:40

Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës zgjedhor në Pejë, ku ka vlerësuar lart mbështetjen e qytetarëve dhe kandidatët e subjektit të tij në këtë komunë.

Gjini u shpreh se Peja është një vend i veçantë me njerëz të mrekullueshëm, duke theksuar se Aleanca garon me një ekip të fuqishëm kandidatësh.

“Sot nga tubimi përmbyllës në Pejën e veçantë, me njerëz të mrekullueshëm. Asnjë parti tjetër nuk ka listë më impresive se kandidatët tanë në këtë komunë”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se gjithmonë është kënaqësi të jetë në Pejë, të cilën e cilësoi si një vend të bekuar dhe me fat, ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Aleancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paga më të mëdha, dyfishim të pensioneve, mbrojtje për familje…