Ardian Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e Nikollë Perkajt

21 shtator 2025 | 14:00

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.

Gjini përmes një postimi në “Facebook” u ka  shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës”.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Luan Mehmeti, ka…