Ardian Gola më i votuari nga kandidatët e Vetëvendosjes në Gjakovë, lë pas Mimoza Kusarin
11 qershor 2026
| 20:59
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë 16.329 vota në Komunën e Gjakovës, duke u renditur si subjekti më i votuar në këtë komunë. Ajo ka lënë pas Aleancën, LDK-në dhe PDK-në me një diferencë të konsiderueshme.
Kandidati më i votuar nga votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë ka qenë kryetari i partisë, Albin Kurti, i ndjekur nga Glauk Konjufca.
Ndërkaq, nga kandidatët gjakovarë në listën e Vetëvendosjes, më i votuari ka dalë Ardian Gola me 8.590 vota, duke lënë pas Mimoza Kusarin, e cila ka marrë 8.485 vota. Pas tyre renditen Agon Batusha me 6.842 vota, Arbërie Nagavci me 5.418 vota dhe Mimoza Shala me 5.353 vota.



