ARGATËT E DJALLIT

14 korrik 2021 | 22:39

(Në Kosovë është koha dhe mundësia të vendoset drejtësi e mirëfilltë, e jo drejtësi politike sipas shijeve të Serbisë, Rusisë e aleatëve të tyre)

Shkruan: Hisen Berisha

Sipas një tradite të keqe dhe jo-etike, mediat kosovare pothuaj se në përgjithësi vetëm për bujë virtuale, duke ndjekur disponimin e kabinetarëve të lidershipit në institucionet e larta shtetërore, një pjesë e madhe e shoqërisë civile, që veç se e pavarur nuk është, janë reaguesit e parë në mbrojtje të përgjegjësve kryesor, për skandalet politike, diplomatike e juridike vendor dhe ndërkombëtar.

Kjo po bëhet sipas logjikës “nuk e bëra unë, jam kundër”.

Kjo ndodhi edhe me raportimin e z. Malkolm Simons para Komisionit përkatës parlamentar, lidhur me veprimtarinë e EULEX në Kosovë.

Në relacion me këtë, kohë më parë kur diskutohej për mundësinë e ofrimit të mbrojtjes në liri apo vazhdimit të procedurave në mbrojtje në liri, që mund të ofrohet nga shteti amë, niveli presidentit apo një shtet i tretë, pati një mobilizim të tillë të kabinetarëve presidencial, kryeministror e ministror, mediave, duke krijuar tituj e konkludime edhe përmes miks gazetarëve të rrjetit informativ ballkanik BIRN, me intervista e deklarata fiktive e të montuara.

Nuk qëndruan anash as argatët nga shoqëria civile, vasal të pushtetit që i marrin detyrat nga këshilltarët me mjekrra e kravata, deri edhe te vet përfaqësuesit më të lartë shtetëror përmes pseudo ekspertëve ligjor me specializime në sllajda PowerPoint në “Kristal colege” të Kukësit, alias “Economics of London” që ta “demantojnë” çdo qëndrim ndesh me pushtet mbajtësit, zyrën e EULEX, që për habi ju zgjat mandati nga qeveria antieulex – antiunmik, “Jo EULEX- pavarësi” , “Jo UNMIK – vetëvendosje”.

Duke filluar nga shtëpia shtetërore e informimit RTK, që e mori leksionin disiplinues debatik-as, të gjitha të “pavarurat” janë në garë ta bëjnë argatin e djallit, se kush me i zëshëm në mjegullim të vërtetës.

Pa të vërtetën nuk ka drejtësi!

Ky është mirazhi politik i EULEX-it me mandat të ri, mekanizmave të kontrollit të demokracisë me menaxhment të hendikepuar, nga pushteti i ri popullor, vetë Këshillit Evropian e Dick Marti dhe e fundit më e interesuara për sukses Serbia.

Po komentohen në kontekst fjalët raportuese të Simons, e po përcillen me tituj “EULEX demanton Simons”, duke i konsideruar dëshmitë e tija si qëndrime personale, çka në fakt edhe janë, por dëshmi denoncuese.

Fatkeqësisht që ky Simoni na qenka me maj-IMUNITET ndryshe i kishin bë gjëmën në Kosovë!

Për ironizim dua të sjellë apo ri sjellë në skenë zhvillimet e fundit në Slloveni rreth kërkesë së mbrojtjes të Presidentit Thaçi dhe angazhimin e vet presidentit slloven në këtë çështje.

U mobilizuan eshaloni i njëjtë, për ta heshtur si situatë pa provuar ta kryejnë operacionin e demantimit siç bënë me rastin e presidencës kroate në raport me z. Veseli.

Në fakt, tani janë në një rrethanë më lehtësuese, meqë nuk pritet vendim-marrje siç e kishim situatën e kaluar, kur u zhveshën nga tendenca për ta kaluar pavërejtshëm e në heshtje mosveprimin e qëllimshëm, me miskinitetet hipokrit presidentja , kryeministri, e krye parlamentari, për t’iu (PA)mundësuar vazhdimin e procesit nga mbrojtja në liri në vendin amë apo vend të tretë, të izoluarve në Hagë.

Mediat dhe institucionet sllovene veç po lëvizin zhurmshëm në drejtim të kërkesës se mbrojtjes së z. Thaçi (ndërkombëtarë, të pa ndikueshëm/të pa kontrollueshëm nga Kosova), për ofrim mbrojtjeje si shtet i tretë.

Po ashtu, në heshtje në raport me z. Veseli po vepron edhe Kroacia, por tani pa ju dhënë mundësinë të bëjnë tituj mediat tona të varfra për lajme.

Çështja është se, edhe z. Malkolm Simons “e bënë të pendohet” që provoj të na i hapë sytë, se në Kosovë është koha dhe mundësia të vendoset drejtësi e mirëfilltë, e jo drejtësi politike sipas shijeve të Serbisë, Rusisë e aleatëve të tyre.

Drejtësia e tyre e iniciuar nga Beogradi dhe argatët e tyre, do te jet padrejtësia më e madhe për kombin tonë dhe vlerat e luftës e lirisë, që po tentohet të na anatemohen me gjykime jo parimore.

Fatkeqësisht se, tani e kanë edhe mbështetjen e përfaqësuesve institucional, mu nga kompleksi i tyre për shkak të deficitit që kanë si kontribut, në vlerat më sublime të kombit tonë, UÇK dhe luftën për liri.

Pa drejtësi nuk ka paqe!

Të punojmë për të!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar themelimin…