Arifi: Heqja e vizave nga Emiratet ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për kompanitë e Kosovës

11 janar 2024 | 13:46

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka reaguar pas heqjes së vizave nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Lajmi për heqjen e vizave nga ana e Emirateve është lajm shumë i mirë për Kosovën. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë vetëm vend i rëndësishëm politik në Lindjen e Mesme apo destinacion turistik global por mbi të gjitha është vendi i pestë në botën e rieksporteve globale (trade hub) dhe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për bashkëpunim jo vetëm me kompanitë e këtij vendi por me të gjitha kompanitë botërore. Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i ri i Llapit, Elvir Gashijani ishte afër nënshkrimit…