Arifi thotë se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

16 gusht 2018 | 16:22

Shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Kosova ka marrë obligim ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si formë e avancimit të pozitës së komunitetit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Arifi ka shkruar se në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka konsensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit.

“Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do të shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kalojë”, ka shkruar Arifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos thotë se një pjesë e madhe e deklaratës…