Kroosi kritikon Ozilin

16 gusht 2018 | 16:21

Toni Kroos thotë se një pjesë e madhe e deklaratës së Mesut Ozilit për largimin nga ekipi kombëtar është ‘marrëzi’.

Ozili njoftoi pensionim nga ekipi kombëtar, duke thënë se ishte viktimë e racizmit dhe se performanca e tij me Gjermaninë është vënë në pikëpyetje për shkak të prejardhjes së tij turke.

“Në thelb, Mesut është një lojtar i merituar kombëtar dhe si futbollist ai do të kishte merituar një dalje më të mirë. Kam luajtur me Mesut për shumë vite dhe e di që ai është një djalë i mirë”, ka thënë Kroos për “Bild”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në këtë të enjte, kryetari i Komunës së Malishevës,…