Ariu e bën për spital një polic të Kosovës në Pejë
24 gusht 2019
| 16:44
Një ari ka sulmuar një polic të Kosovës në fshatin Pecaj të Pejës. Përmes një komunikate për media bën të ditur se polici ka arritur të shmangë ariun, e më pas ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull K-Shqiptar zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi që duke trajtuar një rast është sulmuar nga ariu. Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thuhet në komunikatën e PK-së.