Ariu që pushtoi “Instagram”-in

17 dhjetor 2019 | 11:13

Stepan është emri i ariut që është rritur nga një çift rusësh e që tashmë ka marrë famë edhe në “Instagram”.

Kur çifti del me ariun 24-vjeçar, duken si një familje normale që shëtisin, hanë ushqim e bëjnë lojëra bashkë.

Çifti thotë që ata e gjetën Stepanin kur ishte tremuajsh dhe sot ai ha 25 kilogramë ushqim në ditë, që përfshin peshk, fruta e perime të ndryshme.

Për ta mbajtur trupin në formë i pëlqen të luajë futboll. Ariu ka marrë pjesë në një film kanadez, ku kishte rol kryesor.

Tashmë, përveçse ofron foto për njerëzit në “Instagram”, mund të vijë edhe në festa të ndryshme për rreth 2 000 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2000 vjet më parë një anije po kalonte detin Mesdhe…