Arkitekti që kërkon të ndërtojë qytete me 1 milion pemë

27 shtator 2020 | 17:28

Arkitekti italian, Stefano Boeri ka nisur një fushatë globale për të promovuar pylltarinë urbane. Boeri ka shprehur dëshirën për të parë sa më shumë pyje dhe pemë në qytete, me qëllim uljen e ndotjes dhe ndaljen e ndryshimit të klimës.

Fushata e tij fton të gjithë ata që kanë ndikim në këtë çështje, përfshirë arkitektët, studiuesit, zhvilluesit e pasurive të patundshme dhe OJQ-të të marrin në konsideratë avantazhet e shumta të peizazheve më të gjelbra të qytetit.

Aktualisht, qytetet zënë më shumë se 70 për qind të emetimeve globale të CO2. Tashmë është provuar se prania e më shumë pyjeve mund të përmirësojë cilësinë e jetës në këto zona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti i Yamahas, Fabio Quartararo, ka regjistruar një tjetër sukses…