Armë dhe municion pa leje zbulohen në shtëpinë e Imer Imerit, ish-dëshmitar i Prokurorisë së Hagës

16 prill 2026 | 23:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni kontrolli të zhvilluar dje në një lokacion në Skenderaj, janë zbuluar dhe sekuestruar armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.  Burime të afërta me portalin SkenderajLive bëjnë të ditur se mjetet e paligjshme janë gjetur në shtëpinë e Imer Imerit. Sipas të njëjtave burime, rasti ka ardhur pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku Imeri shfaqej duke ekspozuar një armë, për të cilën pretendonte se e posedon me leje.  Pas qarkullimit të videos, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka realizuar kontroll në pronën e tij, ku janë gjetur armë dhe municion në sasi të konsiderueshme, për të cilat dyshohet se nuk posedoheshin në përputhje me ligjin.  Policia nuk ka dhanë detaje për masat e ndërmarra ndaj të dyshuarit, ndërkohë që hetimet për rastin janë në vazhdim.  Vlen të theksohet se Imer Imeri ka qenë edhe dëshmitar i hapur i Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë, në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Europa League. Aston Villa…