Aro Muriq në formacionin e javës në Premier Ligë

18 mars 2024 | 15:59

Arijanet Muriq ka debutuar në elitën e futbollit anglez Premier League me fanellën e Burnleyt.

Portieri kosovar ka qenë fantastik në debutimin e tij, duke bërë disa pritje dhe duke i siguruar skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Brentford.

Paraqitja e tij e jashtëzakonshme është vlerësuar lartë, pasi portieri dardan është në formacionin e javës në Ligën Premier.

Legjenda angleze Alan Shearer e bën formacionin e javës në elitën e futbollit anglez derisa ka vendosur Muriq në portë. Reprezentuesi kosovar është futur në formacionin e javës së 29-të ku së bashku me të janë Timo Castagne, Mengi, Robinson. Në mesfushë janë edhe Berry, Lukic, Gibbs-White dhe Nicolo Zaniolo, derisa sulmi përbëhet nga Fofana, Muniz dhe Antonio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po…