Aro Muriq sërish në formacionin e javës në Premier Ligë

29 prill 2024 | 10:59

Arijanet Muriq ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier edhe në xhiron e 35-të. Portieri kosovar ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley e mori në udhëtim te Manchester United.

25-vjeçari bëri hiq më pak se nëntë pritje, duke marrë notën 8,6 që ishte edhe më e larta nga radhët e futbollistëve të Burnleyt. Falë paraqitjes fantastike në “Old Traford”, Aro ka zënë vend në formacionin e xhiros së 35-të në Ligën Premier nga “SofaScore”.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson. Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Newcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar për mediumin ukrainas “European…