Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro

11 janar 2024 | 15:40

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka thënë se institucioni që ai e drejton ka dërguar në prokurori prova të mjaftueshme për të keqpërdorime të mundshme nga 12 zyrtarët që janë arrestuar nga policia.

Ai ka thënë se hetimet kanë nisur në vitin 2020.

Në një konferencën për medie lidhur me arrestimin e 12 zyrtarëve të ATK-së, Murtezaj ka deklaruar se kanë arritur ta parandalojnë keqpërdorimin e buxhetit për 2.7 milionë euro.

“Në vitin 2020 është ngritur çështja, ndërsa më 2021 raporti për kallëzim penal është dorëzuar në prokurori kur sipas reagimeve të shpejta të ATK-së është arritur ndalja e keqpërdorimit të buxhetit”, ka thënë Murtezaj. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur…