Arrestimi i dy mjekëve për korrupsion, prokuroria pritet të kërkojë 30 ditë paraburgim

30 prill 2023 | 15:16

Prokuroria në Gjilan pritet të kërkojë 30 ditë paraburgim për dy mjekët e arrestuar të dyshuar për ryshfet.

Prokuroria ka konfirmuar se kjo masë do të kërkohet në Gjykatën e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, është thënë në përgjigjen e Prokurorisë së Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar videon e radhës propagandistike, u personazhe…