Arrestimi i Navalnyt, BE-ja kërcënon Rusinë me sanksione

21 janar 2021 | 14:20

Bashkimi Evropian ka kërcënuar Rusinë me pezullimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2” dhe me sanksione të shumta pas arrestimit të opozitarit, Alexei Navalny.

Eurodeputetët e grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian propozuan rezolutë për një strategji të re marrëdhëniesh me Rusinë.

BE-ja kërkohet që të tregojë qartë se nuk pajtohet me shkeljen e vlerave demokratike dhe të lirive të njeriut nga ana e Kremlinit, të ndalojë menjëherë zgjerimin e gazsjellësit rus, të futë në listën e sanksioneve oligarkë, rrethin e ngushtë të presidentit Vladimir Putin dhe personat që konsiderohet se propagandojnë në medie për interesa të Rusisë.

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për çështjet javën e ardhshme.

Qeveria gjermane gjendet nën presion të shumanshëm veçanërisht për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”, i cili do ta dyfishonte kapacitetin e gazit që transportohet tani nga Rusia në vend.

Gjermania thotë se projekti i duhet për të ulur shfrytëzimin e burimeve ekzistuese energjetike, si qymyri apo energjia bërthamore.

94 për qind e projektit vlerësohet i përfunduar, ndërsa qeveria amerikane ka shprehur shqetësimin se gazsjellësi rrit prezencën e Rusisë në Evropë në dëm të shteteve të tjera./oranews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar…