Arrestohen dy burra në Pejë, vitin e kaluar bënë marrëveshje me pagesë për vrasjen e një personi

04 prill 2024 | 08:53

Janë arrestuar dy persona dje në Pejë, nën dyshimin se në muajin tetor – nëntor të vitit 2023 kanë bërë marrëveshje me pagesë për vrasjen e një personi, ose që të njëjtit t’i shkaktohen dëme të mëdha.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit i ka dhënë para të dyshuarit tjetër që ta kryente këtë vepër.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë Tetor-Nëntor 2023.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje…