Arrestohen dy persona në Gjakovë për paratë e falsifikuara

10 janar 2019 | 10:35

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në fshatin Bishtazhin të  Gjakovës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre kanë gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë marrë shërbimet…