Arrestohen dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandim me mallra

11 tetor 2021 | 17:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “kontrabandim me mallra”

I dyshuari M.A. (1970) mashkull kosovar, zyrtar (roje e pyjeve), më datë 05.10.2021 në cilësinë e zyrtarit të ekonomisë së pyjeve K.K. Kamenicë, ka damkosur drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar.  Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ndërsa i dyshuari i dytë,  N.K, (1963) mashkull kosovar,  duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me zyrtarin (rojën e pyjeve), ka dashur që masën drunore ta legalizojë (damkosë), në mënyrë që më pas të njëjtat të transportohen në tregun e Kosovës.  Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘Kontrabandim i mallrave’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është kthyer të flasë…