Arrestohen dy persona për mbajtje të paautorizuar të armëve

10 nëntor 2019 | 13:32

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve.

“Policia e Kosovës konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë me datë 9.11.2019 rreth orës 22:30 në Pejë përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur një armë AK 47, arma është konfiskuar nga krim teknika, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Pejë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit me urdhër te prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të Prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e personave të dyshuar:  A.Q. i lindur me 1997 m/k/sh,

E.M. i lindur me 1997 m/k/sh. Në shtëpinë e të dyshuarit 1 – janë gjetur dhe konfiskuar; 1- pushkë ‘M48’ kal. 7.92 16 – fishek dhe 3 – gëzhoja të kalibrit të njëjtë, 1 – pushkë ajrore ‘ Flloberg Strong’ dhe 20 – diabola, 74 – copë fishek të Ak 47, 2 – karikator, 17 – fishek të kal. 7.62 mm, 1- fishek 9x19mm dhe 15 – copë fishek me gaz të kal. 9x19mm. Kurse në shtëpinë e të dyshuarit 2 – janë gjetur dhe konfiskuar 18 – fishekë të armës së gjuetisë kal. 12mm. Të dyshuarit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”, është theksuar më tutje në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i Premier Ligës zhvillohet sot nga ora 17:30 në…