Arrestohen dy persona për vrasjen në Skenderaj

12 prill 2019 | 10:59

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e vrasjes e ish-ushtarit të UÇK-së, i cili është gjetur i vdekur dhe i djegur në veturën e tij në Skenderaj.

Personat e arrestuar janë me iniciale H.F 32-vjeçar dhe K.I 19 vjeçar.

“Përveç arrestimit, hetuesit policorë në zonën e Skenderajt kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë automatikë ‘AK 47’, 14 copë fishekë, është sekuestruar një veturë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e ‘veprës penale’”, është thënë në komunikatën e policisë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Listës Serbe janë duke marrë pjesë në seancën…