Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

25 maj 2026 | 11:59

Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, pas një pune hetimore dhe operative, ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.

Puna e hetuesve policor është finalizuar sot me arrestimin e të dyshuarve: • H.M mashkull, 38 vjeç, shtetas i Kosovës, • A.B. mashkull, 23 vjeç, shtetas i Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 2 raste (të raportuara javën e kaluar), ku dyshohet se personat e dyshuar janë të përfshirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez po lidhet gjithnjë e më shumë…