Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

08 dhjetor 2022 | 09:07

Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ me dënim burgimi prej një (1) viti”.

“Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyllit’ me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës të mërkurën ka realizuar një kontroll rutinore…