Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar

13 korrik 2023 | 11:48

Zyrtarët policor të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,  me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarit;

  1. A, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si
  2. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.

Ndaj të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në deklarimin e tij në…