Arrestohen katër persona në Ferizaj, sekuestrohen armë, para dhe telefona

23 nëntor 2023 | 10:44

Sektori Kundër Krimit të Organizuar i Policisë së Kosovës ka arrestuar katër persona në Ferizaj, sekuestrohen armë, para, telefona dhe dëshmi tjera .

“Sot me datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’. Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
• Dy (2) armë (pistoleta)
• Katër (4) karikator
• Dy (2) pushkë gjuetie
• Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë
• Pesë (5) telefona mobil
• Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro
• Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka shpallur kandidaturën për…