Arrestohen personat që dogjën flamurin e Turqisë

04 gusht 2018 | 09:58

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë pasi që në rrjetet sociale kanë publikuar video duke djegur flamurin e Turqisë.

Pas kësaj, nisën edhe hetimet për këta persona.

Sipas Policisë të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, deri te djegia e flamurit turk kishte ardhur pas deklaratave të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj me fyerje dhe ofendime kundrejt shtetit turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritje të gjata po ndodhin edhe në këto çaste në…